Thaçi: Kosova respekton integritetin territorial të vendeve tjera
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Gjatë kësaj vizite ai është takuar me kryeministrin, Zoran Zaev.
Presidenti Thaçi në këtë vizitë pos bashkëpunimit që kanë folur mes Kosovës dhe Maqedonisë, ai ka diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka theksuar se Kosova është unike sa i përket dialogut përfundimtar me Serbinë.
“Të gjithë e dinë se pa një dialog dhe negociata nuk mund të arrihet marrëveshje paqësore. Rruga tjetër është e papranueshme. Sot BE-ja është duke modernizuar dhe ka hapur dyert për ne si vende të Ballkanit Perëndimor. Por BE-ja nuk pranon vende me probleme të hapura, prandaj ne duhet t’i zgjidhim çështjet tona dhe pastaj të ecim në rrugën evropiane”, ka thënë Thaçi.
Me tutje, ai ka thënë se Kosova respekton integritetin territorial të vendeve tjera, por me Serbinë rasti është specifik.