Thaçi: Kosova, shtet i mundësive të mëdha

26 tetor 2018 | 11:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  në Forumin Frankofon të Investimeve, ka thënë se të gjithë investitorët janë të mirëseardhur  në vendin tonë, derisa ka premtuar se do ta kenë ndihmën e institucioneve për të funksionuar.

“Kosova është shtet i ri, shtet i mundësive të mëdha shtet i cili duhet të shfrytëzohet si mundësi për investitorët dhe ky takim sot është mundësi e re i pashfrytëzuar deri më tani. Këtu shoh njerëz të suksesit dhe të punës”,  ka thënë Thaçi.

Qëllimi i Forumit Frankofon të investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomik që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtor menaxhues i KEK-ut është zgjedhur Njazi Thaçi meqë ka…