Thaçi: Kosova shumë shpejt pritet të bëhet pjesë e Interpolit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendi është në një rrethanë të mundësive të mëdha që asnjë herë nuk e ka pasur.
Sipas tij, Kosova sot ka 116 njohje nga shtetet të ndryshme të botës.
Ai ka thënë se Kosova shumë shpejt pritet të bëhet pjesë e Interpolit.
“Sot derisa po flasim këtu, është një ditë mjaftë me rëndësi derisa janë duke u shqyrtuar në Kuvend projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri”, ka thënë Thaçi në hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare.
Thaçi ka theksuar se konflikti i ngrirë me Serbinë duhet të tejkalohet në mënyrë paqësore
“Përkushtimi im sot është që në kuadër të dialogut me Serbinë të mos bëhemi pengesë për integrime në BE, NATO etj. Kosova nuk guxon të bojkotoj dialogun. Pas takimit me krerët e Luginës së Preshevës kanë shprehur vullnetin e tyre që të bashkohen në Kosovë. Prandaj, nevojitet ky korrigjim, mirëpo duke i pasur Ujmanin dhe Trepçën. Unë nuk jam për të dhënë, por për të marrë Luginën e Preshevës”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se nuk do të lejojë “Republika Srpska”, ndarje të Kosovës dhe këmbim të territorit.