Thaçi: Kosova sot e humbi një polic të guximshëm
27 dhjetor 2018
| 18:51
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vrasjes së policit Izem Demaj në Istog.
“Kosova, fatkeqësisht, sot e humbi një polic të guximshëm në krye të detyrës. Ngushëllime familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës. Izet Demaj është hero i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.
Polici Izet Demaj ishte vrarë duke ndihmuar qytetarët e marrë peng gjatë një tentim plaçkitjeje në një bankë të qytetit të Istogut.