Thaçi: Kosova do të marrë lajme të mira për vizat
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendi ynë do të marrë lajme të mira për liberalizimin e vizave në ditët e ardhshme.
Thaçi në një intervistë për “Anadolu Agency”, ka thënë se Kosova ka implementuar në tërësi kriteret për liberalizimin e vizave.
“Shpresoj se në ditët e ardhshme do të kemi lajme pozitive, lajme shumë të mira nga Bashkimi Evropian sa i përket liberalizimit të vizave dhe pastaj do të hapet mundësia që edhe institucionet e tjera, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, të konfirmojnë këtë të arritur të Kosovës. Kosova ka implementuar në tërësi kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi.
Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Ai ka thënë se pjesëmarrja në këtë ceremoni është konfirmim i marrëdhënieve strategjike në mes të Kosovës dhe Turqisë.
Linku i intervistës së plotë: https://www.aa.com.tr/sq/ballkan/kosova-do-t%C3%AB-marr%C3%AB-lajme-t%C3%AB-mira-p%C3%ABr-liberalizimin-e-vizave-n%C3%AB-dit%C3%ABt-e-ardhshme/1200841