
Thaçi: Kosova u nderua në Turqi, Beogradi le të krrokat sa të dojë
30 tetor 2018
| 16:35
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se janë larguar simbolet e shtetit të Kosovës në ceremoninë e hapjes së aeroportit në Stamboll.
Përmes një postim në llogarinë e vet “Facebook”, Thaçi ka shkruar se Serbia mund të krrokat sa të dojë, por se Kosova është nderuar shumë në Turq.
“Në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë. Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë”, ka shkruar Thaçi.