Thaçi: Krenar që kam vënë gurthemelin e Katedrales dhe Xhamisë në Prishtinë

22 korrik 2020 | 14:51

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkrahur ndërtimin e xhamisë së re në Prishtinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndihet krenar që ka vënë gurthemelin e Katedrales dhe Xhamisë në Prishtinë.

Duke komentuar protestën e sotme kundër ndërtimin e xhamisë se re, ai ka shkruar protesta janë vlera demokratike, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.

Postimi i plotë i Thaçit:

Ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve të krishterë dhe me Presidentin Rugova kemi vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë. Po ashtu, ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve myslimanë dhe me Presidenten Jahjaga e vumë edhe gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë.

Kosova është shembulli më i mirë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare, shekuj me radhë.

Askush nuk ka asnjë arsye që të ndjehet i fyer, i anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern.

Protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj! HTH

 

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…