Thaçi: Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet
13 prill 2019
| 11:16
Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë”.
Presidenti Thaçi ka theksuar se të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit.
“Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin!”, ka shkruar Thaçi.