Thaçi: ‘Kriza humanitare’, improvizim i dështuar i Serbisë
01 korrik 2019
| 13:14
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur të dështuar planin e Serbisë për krizë humanitare në veri, derisa ka thënë se një krizë e tillë nuk ekziston.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se kjo është tendencë dhe improvizim i Serbisë.
“Krizë humanitare nuk ka në Kosovë. Ka improvizim dhe tendenca të Serbisë për t’iu paraqitur si viktimë qytetarëve serbë në veri të Kosovës. Prandaj është shumë me rëndësi që e gjithë bota demokratike ta njoh realitetin dhe të kuptoj realitetin. Dhe ky pretendim i ri i Serbisë është i dështuar”, ka thënë a Thaçi pas konferencës “Të gjithë së bashku me një zë” që është organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.