Thaçi, kryeministrit kroat: Kosova pret që gjatë presidencës së Kroacisë në BE të merret vendimi për vizat
21 janar 2020
| 14:03
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Davos të Zvicrës me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se Kosova pret që gjatë Presidencës së Kroacisë në Bashkimin Evropian të merret vendimi i për liberalizimin e vizave.
“Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos takova kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Ne diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Kosova pret që gjatë Presidencës së Kroacisë në Bashkimin Evropian të merret vendimi i merituar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/