Thaçi: Kujtimi për doktor Mujë Shalën do të jetojë gjatë

14 gusht 2018 | 14:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Shala për vdekjen e anëtarit të familjes së tyre, doktor Mujë Shalës.

Në profilin e vet në “Facebook” presidenti Thaçi ka shkruar se kujtimi për doktor Shalën do të jetojë gjatë.

“Vdekja e doktorit Mujë Shala, mikut tim dhe të familjes sime, është humbje e madhe për familjen Shala, për miqtë dhe kolegët e tij. Doktor Shala tërë jetën ia kushtoi profesionit humanist, në shërbim të shëndetit të qytetarëve tanë. Kujtimi për doktorin do të jetojë gjatë. Familjes Shala i shpreh ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Shala.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka ka pritur të…