Thaçi: Kujtimi për veprimtarin Gani Sylaj do të jetë i përjetshëm!
04 korrik 2019
| 11:07
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për vdekjen e atdhetarit dhe mikut tij, Gani Sylaj.
Thaçi ka theksuar se kujtimi për veprimtarin Sylaj do të jetë i përhershëm.
“Vepra, maturia dhe urtësia e tij kanë qenë dhe do të mbeten frymëzim për shumë gjenerata. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë të afërmeve të tij. Kujtimi për veprimtarin Gani Sylaj do të jetë i përjetshëm!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/