![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/yhaci.jpg)
Thaçi kujton aksionin e policisë në veri: 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës
25 korrik 2020
| 11:50
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kujtuar aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, ku ra hero polici Enver Zymeri.
Ai ka thënë se ky aksion i policisë në veri personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë.
“Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës. Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
(M.Q / Epoka e re)