Thaçi kujton masakrën e Lybeniqit: Liria s’është e plotë pa ndëshkimin e kriminelëve
01 prill 2018
| 11:39
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar të masakruarit në masakrën e fshatit Lybeniq të Pejës në 19-vjetorin e kësaj masakre.
“Dita e parë e prillit, para 19 vjetësh, ishte shumë mizore për banorët e Lybeniqit të Pejës dhe gjithë qytetarët tanë. Forcat policore dhe ushtarake serbe, pasi plaçkitën fshatin, vranë dhe masakruan rreth 80 civilë të pafajshëm: burra, të moshuar, gra e fëmijë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se nderimi institucional për të gjithë të rënët do të jetë i përjetshëm. “Liria dhe çdo vlerë e ndërtuar me sakrificë, asnjëherë nuk do të jetë e plotë pa ndëshkimin e atyre që i bënë këto krime dhe pa e zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve”, ka theksuar Thaçi.
/Epoka e re/