Thaçi kujton masakrën në Abri të Epërme
26 shtator 2020
| 14:56
Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq.
“Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” presidenti Hashim Thaçi.
Ai ka theksuar se themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë.
“Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi.