Thaçi kujton në 103-vjetorin e rënies heroin Isa Boletini
Me rastin e 103-vjetorit të rënies së heroit kombëtar Isa Boletini, presidenti Hashim Thaçi ka theksuar se bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj.
“U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini. Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/