Thaçi kujton në shtatëvjetorin e vdekjes Arbën Xhaferin
15 gusht 2019
| 08:13
Në shtatëvjetorin e vdekjes, presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjatë si frymëzim për t’i vazhduar përpjekjet për modernizimin e shoqërisë, përmes vlerave evropiane.
“Arben Xhaferi do të mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitet evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit”, ka shkruar Thaçi.