Thaçi: Kultivimi i rrushit, dëshmi e orientimit tonë evropian
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit “Hardh Fest” në Rahovec.
Thaçi ka thënë se kultivimi i rrushit në vend është dëshmi e orientimit evropian të Kosovës.
“Duke promovuar kulturën e punës dhe historikun e festës së vjeljes së rrushit, sot kam marrë pjesë në hapjen e Festivalit ‘Hardh Fest’ në Rahovec. Kultivimi i hardhisë në këtë pjesë të Kosovës është edhe dëshmi e orientimit tonë evropian, i cili është i rrënjosur thellë në vlerat e lashta perëndimore. ‘Hardh Fest’ ka arritur të ndërkombëtarizohet, të sjellë emra të njohur të artit ndërkombëtar në Rahovec, të organizojë aktivitete shumë atraktive, që kanë tërhequr vëmendje edhe botërore. Urime të gjithë vreshtarëve festa e vjeljes së rrushit!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/