Thaçi: Kurti mund të tentojë të krijojë vonesa, por kjo do të jetë zhgënjim i madh për Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpreson që lideri i LV-së, Albin Kurti brenda 48 orëve do të propozojë emrin e kandidatit për kryeministër.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se Kuvendi dhe aleatët e Kosovës e presin një gjë të tillë.
“Ai mund të tentojë të krijojë vonesa, por kjo do të jetë zhgënjim i madh për popullin e Kosovës dhe rrezik i panevojshëm për krizë kushtetuese”, ka shkruar Thaçi.
Presidenti Thaçi ka pritur sot në takim Kurtin me të cilin kanë diskutuar për mandatarin, përkatësisht kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.
Thaçi, pas takimit me Kurtin, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se lideri i Vetëvendosjes nuk “ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje”.
/Epoka e re/