Thaçi: Kurti të reflektojë, qytetarët dhe ndërkombëtarët po presin formimin e qeverisë
Presidenti Hashim Thaçi është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll suksesshëm procesin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Ai i ka bërë thirrje liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të reflektojë, pasi sipas tij, qytetarët dhe ndërkombëtarët po presin formimin e qeverisë së re.
“Unë do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjin e Kosovës dhe autoritetin tim të plotë si president i vendit që buron prej Kushtetutës së Kosovës. Natyrisht se tash i mbetët kryetarit të partisë fituese që ta bëjë hapin dhe në këtë drejtim ka qenë edhe takimi ynë së bashku me kryetarin e partisë së parë, ku ka premtuar se në ditët në vijim do ta pranon edhe kuptimin juridik përgjegjësinë e mandatarit për themelimin e qeverisë. Kaluam një kohë të gjatë dhe qytetarët janë duke pritur dhe miqtë ndërkombëtarë gjithashtu, koha po kalon prandaj unë si president i vendit, duke parë angazhimet e kryetarit të partisë që ka dalë fituese nga zgjedhjet dhe që ka nominuar më shumë se gjysmen e kabinetit të tij dhe unë e kam shkruar nomimin e tij si kryeministër dhe ai nominim është ende është në zyrën e tij dhe shpresoj se Kurti do të relfektojë sepse është në interes të tij dhe elektoratit të tij ose në të kundërten duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë presidenti Thaçi pas takimit që pati sot me ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker.