Thaçi, Kurtit: Kosova dhe parterët ndërkombëtarë s’kanë kohë për të humbur për teket e asnjë lideri
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për medie pas takimit me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se liderët e partive politike ka pasur një diskutim korrekt në lidhje me temat e interesit nacional, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë dhe përfshirjen e ShBA-së në këtë proces
Në këtë kontekst, Thaçi ka falënderuar liderët për konstruktivitetin e treguar gjatë takimit.
Ndërsa duke folur për mos takimin me kryeministrin Albin Kurti, Thaçi ka thënë se zyra e shefit të Qeverisë e kishte konfirmuar takimin qysh të premten.
Ai ka thënë se Kurti kishte kërkuar që takimi të mbahet në orën 13:00. Pavarësisht kësaj, Thaçi ka thënë se Kosova dhe partnerët ndërkombëtarë nuk kanë kohë për të humbur për teket e asnjë lideri politik.
“Kosova, qytetarët e vendit, dhe parterët ndërkombëtarë nuk kanë kohë për të humbur për teket e asnjërit lider politik”, është shprehur Thaçi.
Thaçi ka thënë në mënyrë indirekte se Kurti ka munguar në të gjitha sukseset e Kosovës.
https://www.facebook.com/kosovapress/videos/640107959893554/