Thaçi, Kurtit: Të pres të hënën në orën 15:00

31 dhjetor 2019 | 13:22

Presidenti Hashim Thaçi i është përgjigjur kërkesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtit për shtyrjen e takimit për ditën e hënë.

Thaçi është pajtuar me këtë kërkesë të Kurtit që takimi të mbahet të hënën më 6 janar, teksa i ka caktuar orën 15:00 për takim në Zyrën e tij në Presidencë.

“Me dëshirë më të madhe do të shkoja në Kuvendin e Kosovës, por aktualisht nuk kam kujt t’i drejtohemi. Mirëpres faktin që pas ftesës së tretë Kurti i është përgjigjur ftesës sime. Ndërsa unë në ora 15:00 do ta pres në Zyrën time”, ka thënë Thaçi konferencën e fundvitit me gazetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me urdhrin “Hero i Kosovës”, pas vdekjes, presidenti Hashim Thaçi…