Thaçi: Lajmi i mirë i radhës për Kosovën vjen nga Armenia
11 tetor 2018
| 15:40
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar për avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues në anëtare e asociuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, presidenti ka falënderuar shteteve anëtare për mbështetjen e Kosovës.
“Lajmi i mirë i radhës për Kosovën vjen nga Armenia. Nga vëzhguese, Kosova u bë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/