Thaçi: Largimi i të rinjve nga Kosova është shqetësues dhe paraqet alarm

04 shtator 2023 | 23:39

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, brenda dhomave të paraburgimit në Hagë i ka dhënë një intervistë gazetës Nacionale.

Ai ka theksuar se largimi i të rinjve dhe familjeve të tëra nga Kosova është shqetësues dhe paraqet alarm.

“Njerëzit nuk largohen pse nuk e duan atdheun, por nga mungesa e mundësive për jetë më të mirë. Me këtë trend, shumë shpejt, në pak vite, mund të kemi proporcionin e mbi gjysmës së qytetarëve kosovarë që jetojnë në diasporë. Nuk duhet vetëm ankuar apo vajtuar largimin e tyre, por krijimin e kushteteve për frendim apo zvogëlimin e këtij fenomeni. Por, askush nuk duhet të mendojë se largimin e njerëzve për në Diasporë mund ta ndalë tërësisht”, ka thënë ish-presidenti Thaçi për Nacionalen.

Ai ka theksuar se nuk duhet harruar se Kosova ishte përfituese e madhe nga diaspora.

“Ata investuan shumë për lirinë dhe zhvillimin e Kosovës. Tash duhet ta shndërrojmë këtë faktor në përparësi për ekonominë dhe emancipimin shoqëror”.

“Është e njohur se shumë talentë briliantë po ikin jashtë, me këtë gjendje largimi do të rritet, pra “largimi i trurit”. Uroj që të mos jetë njëdrejtimësh…besoj që shumë shpejt do ta kemi “qarkullimin e trurit” ku njerëzit largohen, qëndrojnë jashtë e pastaj kthehen në vendet e tyre…dua të besoj se invetime të ndryshme në Kosovë mund të lidhen me dijen dhe përvojën e sipërmarrësisë në Kosovë”, është shprehur ai.

Thaçi ka theksuar se të rinjt besojnë dhe ndihen krenarë me Kosovën.

“Të arriturat e Kosovës janë të jashtëzakonshme. Kosova është vend që ka dëshmuar që mund të bëjë mrekullira. Pra, më shumë shpresë, besim dhe optimizëmn për të sotmen dhe të ardhmen e saj. Të punohet që secili qytetar, të ndihet mirë dhe krenar me Kosovën”, ka deklaruar ish-presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka konsideruar akuzat mbi…