Thaçi: Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka thënë se liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit,
Thaçi ka thënë se mediet e lira kanë fituar mbi ato të kontrolluara nga ish-regjimi serb.
“Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit. Ishin mediat e lira ndërkombëtare, të cilat pa censurë informuan botën për qindra masakra, për vuajtjet dhe spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë. Më 1998-1999, liria e shtypit fitoi mbi censurën. Mediet e lira fituan mbi ato të kontrolluara nga regjimi serb. Gazetarët tanë janë rritur me këtë frymë dhe sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, i gëzohemi faktit që kemi krijuar një mjedis për ta ndjekur shembullin e tyre për ta thënë të vërtetën. Liria e shtypit, liria e shprehjes, e cila është me përgjegjësi të madhe publike, është e drejtë themelore dhe e forcon edhe demokracinë tonë!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/