Thaçi: Liria e Kosovës, rezultat i luftës dhe sakrificës heroike të burrave e grave të vendit tonë

12 qershor 2020 | 12:40

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Çlirimit, ka thënë se liria e Kosovës është mbi të gjitha rezultat i luftës dhe sakrificës së pashembullt heroike të burrave e grave të vendit tonë.

“Sot u bënë njëzet e një vite çlirim. Sot, Aleanca Veriatlantike i bëri njëzet e një vite prezencë në Kosovë. Liria e Kosovës është mbi të gjitha rezultat i luftës dhe sakrificës së pashembullt heroike të burrave e grave të vendit tonë. Në këtë rrugëtim historik, ndihma nga aleatët tanë në NATO është e patjetërsueshme”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Më tutje, Thaçi ka shprehur falënderim për NATO-n, ShBA-në dhe partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës.

“Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve. Falënderim të përjetshëm NATO-s, ShBA-së dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që çdo ditë, me punë e përkushtim, angazhohen për integrimin dhe forcimin e shtetit dhe kombit tonë!”, ka shkruar Thaçi.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/3887812921289038/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës në basketboll, Dardan Berisha ka folur edhe…