Thaçi: Luani ishte njëri prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së

06 maj 2020 | 16:53

Presidenti Hashim Thaçi, e ka përkujtuar Luan Haradinajn me rastin e 23-vjetorit të rënies heroike.

Thaçi e ka vlerësuar lart kontributin e Luanit, duke e cilësuar si njërin prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i Thaçit në “Facebook”:

Sot u bënë 23 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Luan Haradinaj, një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luani ishte njeri i shëmbëlltyrës, dinjitetit, virtytit dhe krenarisë kombëtare. Ishte fjalë pak dhe trim i rrallë. Kështu e kam njohur dhe kështu përgjithmonë do ta kujtoj. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Luan Haradinaj dhe gjithë të rënëve për liri e pavarësi! HTH (A. M / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Efekti i pandemisë COVID-19 ka qenë i dukshëm edhe në…