Thaçi: Lufta e Adem Jasharit është bazament i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

28 nëntor 2019 | 11:45

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Thaçi lufta në Prekaz dhe e komandantit legjendar të UÇK-së është bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Sot shteti i Kosovës dhe i gjithë kombi shqiptar kujton me respekt dhe pietet të lart sakrificën e familjes Jashari, Ditën e Flamurit kombëtar dhe gjithashtu paraqitjen publike të UÇK-së. Lufta në Prekaz, lufta e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes së tij, të gjithë të bashkëluftëtarëve të UÇK-së dhe të gjitha atyre familjeve të dëshmorëve është bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, i identitetit e krenarisë se shtetit të Kosovës. Prandaj e ritheksoj, çdo herë Prekazi është një burim frymëzimi për të gjithë është edhe respekt për të kaluarën, por edhe për realizimin e objektivave për të ardhmen që Kosova si shtet te jetë sa më parë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/448788172449308/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Rusët i thonë “njet” Zhegrovës”. Këtë titull mban artikulli i…