Thaçi i lumtur, prindërit e tij ndajnë pronën edhe bijave
08 mars 2018
| 14:29
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në këtë ditë kur po shënohet 8 marsi, Dita e Gruas, ka bërë me dije se prindërit e tij kanë ndarë pronën e familjes edhe bijave, njësoj sikur vëllezërve.
“Jam i lumtur me vendimin e prindërve të mi që në ndarjen e pronave të familjes, sado modeste që janë, t’i përfshijnë njësoj edhe bijat edhe bijtë e tyre, motrat dhe vëllezërit e mi. U jam mirënjohës përjetë prindërve të mi”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.