Thaçi: Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë
06 gusht 2020
| 11:28
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka përkujtuar mjekët që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë.
“Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre. Por, në përballje me Covid-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi.
(M.K/ Epoka e re)