Thaçi: Marrëveshja e Ohrit stabilizoi Maqedoninë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se marrëveshja e Ohrit e nënshkruar para 17 vitesh në mes të shqiptarëve dhe maqedonaseve ka krijuar stabilitet dhe bashkëjetesë ndëretnike në Maqedoni.
“Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar 17 vjet me parë ndali përfundimisht konfliktin e armatosur dhe krijojë perspektivë për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë ndëretnike në Maqedoni. Edhe pas 17 viteve ajo mbetet garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Implementimi i plotë i saj si dhe marrëveshja për emrin me Greqinë, përfundimisht i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Kosova mbetet partner i vazhdueshëm i Maqedonisë dhe respektimit të të drejtave të popullatës shqiptare”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/