Thaçi: Marrëveshja me Serbinë me njohje reciproke
21 shtator 2018
| 21:20
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk bën marrëveshje me Serbinë ku nuk ka njohje reciproke.
“Unë do ta mbështes rishikimin e kufirit, bashkangjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, që do të thotë njohje reciproke”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka folur edhe për qëndrimin e SHBA-së përballë një marrëveshje mes dy shteteve.
“Në rast të arritjes së marrëveshjes atëherë edhe SHBA do ta mbështesin. Unë do të shoh edhe mundësitë reale edhe të takimit me presidentin Trump”, ka thënë ai në “RTK”.
Thaçi ka thënë se Kosova aktualisht gjendet në një proces stagnues dhe se shansi i tashëm për të ecur përapara duhet shfrytëzuar.