Thaçi: Marrëveshjen e vulosin qytetarët me referendum

06 shtator 2018 | 21:42

Marrëveshja e paqes mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të hapë kurrfarë Kutie të Pandores, sipas presidentit Thaçi, sepse nëse ajo arrihet, bëhet me pajtim ndërshtetëror dhe ka legjitimitet të plotë.

“Korrigjimi i kufijve është vetëm përmirësim i padrejtësive historike që kanë ndodhur”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet t’ia qaj hallin askujt, por duhet ti shoh interesat e veta.

“Nëse shohim dhe krahasojmë deklaratat e liderëve të tërë vendeve shqiptare, shumë pak kanë besuar në pavarësinë e Kosovës, por ajo ndodhi. Të interpretuarit e politikes ndërkombëtare, sipas mentalitetit lokal dhe provincial, i ka kushtuar gjithmonë popullit shqiptar”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se marrëveshjen do ta vulosin vetë qytetarët e Republikës së Kosovës me referendum popullor.

“Me qëllim madhor sot është anëtarësimi në NATO, BE dhe OKB, sesa fitimi i një grumbullimi të votave më shumë”, ka thënë ai.

Duke nënshkruar marrëveshjen, sipas presidentit Thaçi, Serbia do ta njoh shtetin e Kosovës.

“Do të hapet rruga e sigurt e Kosovës për anëtarësime. Do të hiqet vetoja ruse për Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka reaguar për zhvillimet…