Thaçi: Masakra në burgun e Dubravës, një prej tragjedive më të mëdha

22 maj 2018 | 09:00

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar të vrarët në 19-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se masakra në burgun Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha.

“Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe. Duke pasur informacione se ky burg do të sulmohej prej forcave veri-atlantike, autoritetet serbe ato ditë kishin ekstraduar shumë të burgosur shqiptarë në këtë burg, për t’i vrarë dhe për t’ua veshur fajin forcave të NATO-s. Masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjollca Hajdari, bashkëthemeluese e organizatës “Oid”, për dialog të hapur…