Thaçi: Masakra në Rezallë është një dhimbje tjetër e madhe që rëndon mbi ne
05 prill 2019
| 11:42
Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Rezallës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se masakra në Rezallë është një dhimbje tjetër e madhe që rëndon mbi ne.
“Para 20 vjetësh, forcat serbe në mënyrë çnjerëzore ekzekutuan rreth 100 banorë të Rezallës dhe fshatrave të Drenicës. Dhimbja për humbjen e më të dashurve tanë vazhdon të jetë e madhe, por duke kujtuar të kaluarën e dhimbshme, ne gjithmonë jemi munduar të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi.