Thaçi mbërrin në Bratislavë, takimin e parë do ta ketë me Philip Reekerin
07 qershor 2019
| 11:40
Presidenti Hashim Thaçi ka bërë me dije se ka arritur në Bratislavë të Sllovakisë, për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të GlobSec.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se takimin e parë e ka me Philip Reeker, diplomatin amerikan që e njeh shumë mirë rajonin tonë.
“Më pas, në panel me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të flasim për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe dobive që sjellë ajo për vendet tona dhe tërë rajonin. Në takimet e tjera me diplomatë e senatorë amerikanë do të flasim për të arriturat e Kosovës në këto dy dekada”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/