Thaçi mbështet protestën e qytetarëve kundër ndotjes së ajrit
31 janar 2018
| 13:44
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbështetur protestën e organizuar nga qytetarët kundër ndotjes së ajrit.
“Shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për cilësinë e ajrit janë reale dhe duhet të adresohen sa më shpejt. Institucionet përgjegjëse duhet të koordinohen dhe marrin masa afatshkurtra si dhe afatgjata për eliminimin e shkaktarëve të ndotjes së ajrit. Prandaj, mbështes protestën e sotme të qytetarëve për një ambient dhe ajër më të pastër në kryeqytet dhe në mbarë Kosovën”, ka shkruar Thaçi.