Thaçi: Mbështetja e institucioneve të ShBA-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi, unike
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet të Bashkuara të Amerikës (ShBA), është takuar të mërkurën me senatorin amerikan, Ron Johnson, me të cilën ka biseduar për tema të cilat janë në interes të dy vendeve, me theks të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi.
“Në Senatin e ShBA-së takova edhe senatorin Ron Johnson, me të cilin biseduam për shumë tema me interes të dy shteteve tona. Është një mbështetje unike e të gjitha institucioneve të ShBA-së për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/523880318129353/