Thaçi: Mbështetja e kongresmenit Engel do të mbetet përherë jetike për Kosovën
29 nëntor 2018
| 08:43
Presidenti Hashim Thaçi në kuadër të vizitës në SHBA ka takuar edhe kongresmenin amerikan, Eliot Engel.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mbështetja e kongresmenit dhe e SHBA-së për Kosovën ka qenë, është dhe do të mbetet përherë jetike për popullin dhe vendin tonë.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Kongresmeni Engel në tri dekadat e fundit e ka përkrahur vazhdimisht vendin tonë në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Mbështetja e tij dhe e SHBA-së për Kosovën ka qenë, është dhe do të mbetet përherë jetike për popullin dhe vendin tonë”, ka shkruar Thaçi.
https://www.facebook.com/215598455177188/posts/2311760618894284/