Thaçi: Mbështetja e SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ishte jetike
16 shkurt 2019
| 18:47
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar dashamirësitë e Kosovës, Nancy Pelosin dhe Eliot Engel.
Thaçi ka thënë se mbështetja e SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ishte jetike.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj miqtë e Kosovës, Nancy Pelosin dhe Eliot Engel, përkatësisht Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme të SHBA-së. Mbështetja e tyre dhe e SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë ishte jetike. Edhe sot kur gjendemi përballë sfidave të kohës, rreshtimi ynë përkrah SHBA-së është krejtësisht i natyrshëm”, ka shkruar Thaçi.