
Thaçi mbledh ekipin përgatitor për të Vërtetën dhe Pajtimin
13 dhjetor 2017
| 08:03
Presidenti i, Hashim Thaçi, merr pjesë në takimin e ekipit përgatitor për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Ky takim mbahet në orën 10:00.
Nismën për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, kreu i shtetit e kishte ndërmarrë në muajin shkurt të këtij viti.
Ai kishte deklaruar se komisioni në fjalë do të mundësojë dialog të hapur brenda komuniteteve në Kosovë mbi bazën e pajtimit të shëndoshë.