Thaçi: Më 18 tetor të mos mbahet mësimi në shkolla

11 tetor 2021 | 14:52

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka deklaruar se një ditë pas zgjedhjeve nuk duhet të mbahet mësimi nëpër shkolla, në mënyrë që hapësirat shkollore të dezinfektohen.

Thaçi ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se kjo do ta zvogëlonte mundësinë e infektimit të nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave.

“Për shkak të qarkullimit të madh të njerëzve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor 2021, ashtu siç ka kanë rekomanduar komunat, ditën e hënë, më 18 tetor 2021, nuk duhet të mbahet mësimi në shkolla, në mënyrë që hapësirat shkollore të mund të ajrosen, të pastrohen e të dezinfektohen dhe kësisoj të minimizohet mundësia e infektimit të nxënëseve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave”, ka shkruar Thaçi.

Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës para pak ditësh i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që 18 tetori të jetë ditë pushimi dhe kjo të shfrytëzohet që hapësirat shkollore të dezinfektohen,pasi aty do të kryhet procesi i votimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar protesta para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë për…