Thaçi: Me dhimbje mora lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi
28 janar 2020
| 23:36
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi.
“Familjes Thaqi dhe gjithë kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Policëve të tjerë të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Po ashtu, nga organet e rendit dhe drejtësisë kërkoj angazhim maksimal, që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së policit Sami Thaqi!”, ka shkruar presidenti Thaçi.