
Thaçi: Më eliminuan politikisht nga marrëdhënia e punës pas 13 vjetëve në Postën e Kosovës
Ish- drejtori i Operativës në Postën e Kosovës, Faton Thaçi, ka bërë një reagim publik përmes “Facebook” në lidhje me suspendimin e tij nga vendi i punës. Thaçi ka thënë se këtë detyrë e ka kryer që 13 vite dhe që vendimi për suspendimin e tij ka prapavijë politike dhe hakmarrje njëkohësisht.
Siç dihet të mërkurën është bërë suspendimi nga U.D. krye shefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, i Faton Thaçit, për shkak të konfirmimit të aktakuzës nga gjykata e cila aktakuzë nuk ka të bëjë asgjë më punën e tij në Postën e Kosovës. Në vendimin e shkarkimit thuhet se: “Gjatë kohës së largimit të përkohshëm, punëtorit i takojnë të ardhurat personale në lartësi të ½ të ardhurave personale.
Në pikën katër të këtij vendimi thuhet se gjatë kohëzgjatjes së largimit të përkohshëm, të përmendurit i ndalohet qasja në objektet e Postës së Kosovës në cilësi të të punësuarit.
Në arsyetimin e këtij vendimi të nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së kryeshefes Ekzekutive të Postes thuhet se “bazuar në konfirmimin e Gjykatës Themelore- Departamenti Special, ndaj punëtorit Faton Thaçi- Drejtor i Operativës në Postën e Kosovës është konfirmuar aktakuza për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1. në bashkëkryerje nga neni 31 të KPRK=-së dhe me qëllim të mbrojtjes së imazhit të ndërmarrjes, si dhe të mos përfshirjes së menaxhmentit në procese që mund të ndikojnë në besueshmërinë e opinionit ndaj ndërmarrjes se ruajtjes së kredibliteitt të Kosovës, u vendos si në dispozitiv në këtij vendimi. Kundër këtij vendimi, Thaçi ka drejtë ankesë” thuhet në përfundim të vendimit të suspendimit të Faton Thaçit.
Reagimi i plotë i Thaçit:
Reagim publik
Të nderuar miq, familjarë e bashkëpunëtorë
Gijotina politike e urdhrave arbitrar politik nga sunduesit e partisë në pushtet LVV, në radhën e eliminimit politik, hakmarrjes dhe revanshit një ditë më parë në Postën e Kosovës kanë vendosur për largimin tim nga detyrat e punës si punonjës i rregullt më mbi 13 vite në Postën e Kosovës.
Vendimi i U.d Kryeshefes Ekzekutive që deri para disa kohesh ishte vartëse e imja, e njëjta u urdhërua që në kundërshtim me themelin e shtyllës së drejtësisë penale, pra nenit 3 të Kodit të Procedurës Penale të shkel prezumimin e pafajësisë për një procedurë të nisur si penale dhe që s’ka të bëjë me detyrat zyrtare në Postën e Kosovës.
Pra, vendimi i U.d Kryeshefes Ekzekutive është vendim arbitrar i urdhëruar politikisht nga partia shtet brenda Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut.
Unë do ta kundërshtoi me argumente ligjore në të gjitha instancat juridike këtë maskaradë të urdhërdhënësve të partisë shtet, që Postën e Kosovës e kanë shndërruar në Degë të LVV-së, kurse vendimmarrja ligjore dhe menaxhmenti tashmë janë vendosur në selinë e LVV-së.
Duke qenë se unë vet si palë dhe avokati im nuk jemi njoftuar që Gjykata Themelore e ka konfirmuar aktakuzën, dhe as që kemi njoftim për seancë që pastaj të ushtrojmë kundërshtimin juridik, përmes këtij vendimi janë cenuar të drejtat e mia themelore imazhi, dinjiteti, morali, back groundi im profesional e human, si dhe shqetësimet e familjare dhe paragjykimi i fajësisë time nga vendimi arbitrar për largim të përkohshëm.
Nuk qëndron, as baza ligjore, as provat dhe asnjë arsyetim që unë të largohem nga puna, përderisa parimi i prezumimit të pafajësisë qëndron lartë dhe në themel të secilit qytetar të Kosovës dhe se ruan barazinë e qytetarëve në të gjitha të drejtat deri në aktgjykim të formës së prerë në dy shkallët e gjykimit.
Andaj, njoftoi opinionin publik se duke u ndjerë me ndërgjegje të pastër dhe duke besuar në drejtësinë e Kosovës edhe kjo maskarade amatorëve politik që janë instaluar nga ky pushtet do çmontohet përmes mjeteve juridike.
Përmes mjeteve juridike do të ushtroi edhe kallëzim penal për tejkalim të autorizimeve nga ana e Bordit të Përkohshëm dhe U.D. Kryeshefes Ekzekutive si dhe akteret tjerë në rastin tim
Me respekt!
Faton Thaçi.