Thaçi: Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve si pasojë e virusit Covid-19
06 prill 2020
| 12:10
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për vdekjen e dy qytetarëve si pasojë e koronavirusit.
Me këtë rast, Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tyre.
“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve tanë, si pasojë e virusit COVID19, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar. Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja. Ruani veten dhe familjet tuaja. Kështu e ndihmoni edhe personelin shëndetësor”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.