Thaçi: Me Mustafën u pajtuam të jemi unikë në çështjet e interesit nacional
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar të shkëlqyeshëm takimin me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Thaçi ka bërë me dije se me Mustafën janë pajtuar që të jenë unikë për çështjet e interesit nacional.
“Takim i shkëlqyeshëm pune me ish-kryeministrin dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa. Ne u pajtuam që të kemi qëndrim të unifikuar në çështjet e interesit nacional. Mirënjohës ndaj Isa Mustafës dhe LDK-së që janë gjithmonë konstruktiv për çështjet e shtetndërtimit”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.
Excellent working meeting with former Prime-Minister and leader of LDK, Mr. Isa Mustafa. We agreed to have a unified position on key national issues. Grateful to Mr. Mustafa and LDK for always being constructive in state-building matters. pic.twitter.com/z4FbuYwMKZ
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 9, 2020