Thaçi: Me Pacollin u pajtuam t’i bashkërendojmë veprimet për të mirën e qytetarëve
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se në pamundësi të pjesëmarrjes në takim për shkaqe teknike, ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Thaçi ka thënë se me Pacollin janë pajtuar që t’i bashkërendojnë të gjitha veprimet për të mirën e qytetarëve të vendit dhe për interesat shtetërore.
“Në pamundësi të pjesëmarrjes në takim për shkaqe teknike, sapo zhvillova një bisedë telefonike me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, me të cilin u pajtuam që t’i bashkërendojmë të gjitha veprimet për të mirën e qytetarëve të vendit tonë dhe për interesat tona shtetërore. E falënderoj liderin e AKR-së për gatishmërinë e tij për të dhënë kontribut në çdo kohë për të mirën e Kosovës”, ka shkuar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.