Thaçi: Më pikëlloi lajmi për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare në ShBA, Lekë Gojçaj
05 gusht 2020
| 10:58
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e ka pikëlluar lajmi për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare në ShBA, Lekë Gojçaj.
Me këtë rast, ai ka ngushëlluar familjen Gojçaj dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.
“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare në SHBA, Lekë Gojçaj. Ai ishte bujar, i pandalshëm në punë dhe një njeri me shpirt të madh. Ngushëllime familjes Gojçaj, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe gjithë të afërmve të tij”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/215598455177188/posts/4129641140439547/?sfnsn=mo