Thaçi: Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu

21 korrik 2020 | 20:35

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se e ka pikëlluar shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut të tij për më tepër se dy dekada.

Sipas Thaçit, Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare.

“Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikrobiologu Lul Raka tha se koronavirusi do të jetë prezent…