Thaçi me Trumpin: Marrëveshja me Serbinë mundëson anëtarësimin e Kosovës në NATO, OKB dhe BE

11 nëntor 2018 | 16:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, janë pajtuar për të zgjeruar paqen dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor, duke arritur marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje mundëson që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s, Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Bashkimit Evropian (BE).

“Në këtë ditë të 100-vjetorit të armëpushimit, duke përkujtuar fundin e Luftës së Parë Botërore, ne u pajtuam me presidentin Donald Trump për nevojën për të zgjeruar paqen dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor, duke arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke bërë të mundur që Republika jonë të bashkohet me NATO-në, OKB-në dhe BE-në”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/2279073132163033/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dardanës e ka fituar derbin e javës në…